NJOFTIM- Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian do të zhvillojë takimin e radhës

  • Postuar më, 09/04/2019

Njoftim - Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, në? drejtimin e Zëvendëskryetarit z. Taulant Balla, do të zhvillojë takimin e tij të radhës, ditën e mërkurë, datë 10.04.2019, ora 15.00

 

Fokusi i takimit do të jetë ecuria e Reformës në Drejtësi dhe ngritja e organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Të ftuar në takim do të jenë ministrja e Drejtësisë, Znj. Etilda Gjonaj, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z. Ardian Dvorani, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z. Gent Ibrahimi,  kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami dhe kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, z. Ulsi Manja.

 

Pjesa e dytë e takimit do të fokusohet në diskutime mbi rolin e shoqërisë civile në procesin e integrimit europian dhe përfshirja efektive e saj në vendimmarrjen publike.

 

Takimi do të zhvillohet në Sallën e Grupeve Parlamentare në Kryesinë e Kuvendit.??