Kryetarja e Komisionit parlamentar per Politiken e Jashme, znj. Mimi Kodheli priti nje delegacion senatoresh franceze, te kryesuar nga z. Rachel Mazuir, kryetar i grupit te miqesise France – Shqiperi

  • Postuar më, 17/04/2019

Kryetarja e Komisionit parlamentar per Politiken e Jashme, znj. Mimi Kodheli  priti ne Seline e Kuvendit te Shqiperise, nje delegacion te kryesuar nga senatori francez  z. Rachel Mazuir, kryetar i Grupit te Miqesise France – Shqiperi, shoqeruar nga senatoret Rene Danesi dhe Jean-Jaques Lozach si dhe nga z. Alban Wydouw-Aziavi, sekretari ekzekutiv i grupit.

Zonja Kodheli fillimisht shprehu solidaritetin me te gjithe popullin francez per katastrofen e shkaktuar nga zjarri ne Katedralen e Parisit, duke theksuar se pavaresisht nga demi i pallogaritshem ajo perben nje simbol dhe si e tille mbetet e pacenuar dhe e paprekshme. Duke folur per kontekstin gjeo-politik ne Europe, Kryetarja Kodheli shprehu dakordesine e saj me idete novatore te Presidentit Macron per nje ripertritje europiane. Ajo tha se  burokracia e tepert nganjehere e demton demokracine, çka perben nje fenomen qe po vihet re sot ne Europe. Me tej, zonja Kodheli kerkoi nga senatoret franceze mbeshtetjen e tyre ne favor te hapjes se negociatave midis Shqiperise dhe BE, duke theksuar se ne epoken e globalizmit, Shqiperia eshte nje konservuese e vlerave europiane, qe simbolikisht i ka te shprehura ne flamurin e saj dhe te cilat percaktojne edhe orjentimin e saj te pashmangshem perendimor. 

Senatori Rachel Mazuir, pasi falenderoi per shprehjen e ndjenjave miqesore dhe solidaritetit, tha se ai dhe koleget e tij, fale kesaj vizite, po zbulonin nje Shqiperi e cila nuk njihet mjaftueshem ne France. Europa ndodhet ne nje gjendje te tille sepse politikanet nuk e kane kryer siç duhej detyren e tyre. Sot ne mund te shohim se ç’nuk shkon mire por eshte e veshtire te riparojme gropen e krijuar. Duke folur per situaten ne vend dhe çeshtjen e negociatave me BE, senatori francez u shpreh se nga takimet qe kishin patur, perfshire edhe me Perfaqesuesin e BE ne Shqiperi, ata ishin informuar per rezultatet pozitive te arritura ne procesin e reformave. Ne si senatore nuk marrim vendime por do te jemi ambasadore te mire dhe do te percjellim mesazhe pozitive ne favor te Shqiperise, tha z. Mazuir. 

Edhe senatoret Lozach dhe Danesi u shprehen ne favor te procesit te zgjerimit europian por theksuan se çeshtja imediate e negociatave midis Shqiperise dhe BE eshte akoma e hapur dhe ne nje vartesi te konsiderueshme nga rezultatet e zgjedhjeve europiane dhe zhvillimet e ardheshme ne vendet anetare.