Komisioni për Integrimin Europian, mori pjesë në takimin e XV të COSAP

  • Postuar më, 18/04/2019

Komisioni për Integrimin Europian e kryesuar nga znj. Senida Mesi,  nënkryetare, mori pjesë në takimin e XV te COSAP (Konferenca e Komisioneve Parlamentare për Integrimin/çështjet Europiane të vendeve në procesin e Stabilizim Asociimit të Europës Juglindore). Në këtë takim morën pjesë Bosnia Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i zi dhe Serbia, si vend organizator. Bazuar në rregulloren e COSAP, takimi i XVI do te mbahet në Shqipëri, sipas presidencës së radhës.

Në  këtë takim, u diskutua mbi bashkëpunimin e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në të gjitha nivelet, si dhe bashkëpunimin e secilit Parlament me shoqërinë civile në nivel kombëtar dhe në nivel rajonal për nxitjen e mëtejshme të procesit të integrimit Europian.