NJOFTIM

  • Postuar më, 19/04/2019

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, më datë 23 prill 2019, ora 12:30, do të organizojë në Fakultetin e Drejtësisë një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë të këtij fakulteti.


E ftuar në takim do të jetë ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj.

 

Fokusi i këtij bashkëbisedimi do të jenë reformat e ndërmarra në kuadër të pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe respektimit të të drejtave themelore (Kapitulli 23 i legjislacionit të BE).