Komisioni për Ekonominë dhe Financat, shqyrtoi raportin vjetor të veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, për vitin 2018.

  • Postuar më, 06/05/2019

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, shqyrtoi raportin vjetor të veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, për vitin 2018. Në mbledhjen e Komisionit ishin prezent drejtuesi i kësaj agjencie z.Genc Mamani dhe përfaqësues të stafit të institucionit. Në mbledhje z. Mamani bëri një prezantim të veprimtarisë së punës së  institucionit për vitin e kaluar, ku u vlerësua në veçanti stabiliteti i sistemit bankar ku rezulton se 94% e depozitave të të gjithë sistemit janë të siguruara. Në fjalën e tij, relatori z. Bushati bëri një vlerësim të veprimtarisë së institucionit, si dhe propozoi rekomandime, mbi të cilat do të fokusohej puna në vitin 2019.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme të Komisionit u be dhe prezantimi i raportit vjetor të veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik, për vitin 2018, nga titullarja e këtij institucioni znj. Evis Shurdha, ndërsa në mbledhjen e radhës së Komisionit u vendos që të bëhej vlerësimi dhe diskutimi për këtë raport.