Kryetarja e KPJ znj. Kodheli dhe delegacioni parlamentar, vizite dy ditore ne Hungari

  • Postuar më, 07/05/2019

Ne datat 6-7 maj 2019, nje delegacion Parlamentar I kryesuar nga znj. Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit per Politiken e Jashtme dhe i perbere ng z. Paulin Sterkaj, anetar i Komisionit per Sigurine Kombetare dhe znj. Ediola Braha, anetare e Komisionit per Integrimit europian, kreu nje vizite pune dhe miqesore ne Hungari, me ftese te Kryetarit te Komisionit te Jashtem, z. Zsolt Nemeth.
Gjate vizites delegacioni shqiptar pati takime me zevendes Kryetarin e Parlamentit Hungarez, z. Istvan Jakab, me Kryetarin dhe anetaret e Komisionit te Jashtem, me Grupin parlamentar te miqesise Hungari – Shqiperi, kryesuar nga znj. Agnes Vadai si dhe me z. Peter Sztaray, Sekretar Shteti per Ceshtjet e Sigurise ne Ministrine e Puneve te Jashtme.
Ne takimet e zhvilluara u theksuan lidhjet tradicionale miqesore si dhe marredheniet aktuale shume te mira e te gjithaneshme midis Shqiperise dhe Hungarise. Bashkebiseduesit diskutuan ceshtje te bashkepunimit dypalesh si dhe u shkembyen mendime mbi ceshtje te interesit te perbashket si perspektiva europiane, stabiliteti dhe siguria rajonale sikurse dhe roli I parlamenteve ne promovimin e bashkepunimit, besimit dhe miqesise midis popujve.


Zonja Kodheli informoi koleget hungareze mbi situaten ne Shqiperi, mbi reformat e thella qe po zbatohen ne vend dhe perkushtimin e perpjekjet serioze qe shoqeria shqiptare ben, ne rrugen drejt integrimit Europian, duke falenderuar nderkaq Hungarine per ndihmen dhe mbeshtetjen e saj te vazhdueshme ne rrugen tone drejt progresit dhe afrimit me BE.
Bashkebiseduesit hungareze shprehen vleresimin e tyre per kontributin e popullit shqiptar ne mbrojtje te vlerave europiane, stabilitetit te rajonit dhe sigurise te kufijve te jashtem BE. Ata i siguruan koleget shqiptare si per lobimin dhe per mbeshtetjen e vendosur dhe aktive te Shqiperise ne perpjekjet e saj per zhvillim dhe integrim ne BE. Qendrimi i gjithe  spektrit politik dhe qeverise hungareze ne favor te hapjes sa me pare te negociatave me BE ishte kryefjala e cdo takimi.