Kryetari i Kuvendi Ruçi, mesazh për humbjen e majorit Klodian Tanushi

  • Postuar më, 11/05/2019

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u dërgoi sot një mesazh ngushëllimi fëmijëve, bashkëshortes dhe familjarëve të majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme, pasi mbeti i plagosur në aksidentin e 6 majit, në misionin e NATO-s në Letoni.

“Ndaj dhimbjen me fëmijët, bashkëshorten dhe familjarët e komandantit trim, majorit Klodian Tanushi.  Klodian Tanushi është një engjëll mbrojtës i paqes dhe ra dëshmor për Shqipërinë, Letoninë dhe Europën, për garantimin dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve letonezë dhe europianë. Shqipëri, ji krenare për bijtë e tu që sakrifikohen për sigurinë e qytetarëve të Europës dhe të botës!”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi”.