Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi seancë dëgjimore për lirimin e një anëtari dhe emërimin e disa anëtarëve të Këshillit të Statistikave

  • Postuar më, 13/05/2019

Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi sot një seancë dëgjimore lidhur me propozimin e Këshillit të Ministrave për lirimin  e z. Adrian Kamenica nga detyra e anëtarit të Këshillit të Statistikave dhe për propozimin për emërimin e disa anëtarëve të Këshillit të Statistikave. Z. Arbjan Mazniku, përfaqësues i organeve të vetëqeverisjes vendore; znj. Majlinda Duka, përfaqësuese e përdoruesve kryesorë të statistikave zyrtare; znj. Oriana Arapi, përfaqësuese e përdoruesve kryesorë të statistikave zyrtare; znj. Albana Hashorva , përfaqësuese e botës akademike; znj. Eni Vasili, përfaqësuese e medias, e cila nuk ishte e pranishme në këtë seancë. Kryetari i Komisionit, z. Arben Ahmetaj bëri me dije se do të ketë një dëgjesë edhe për znj Vasili, në një nga mbledhjet pasardhëse . Pasi dëgjuan prezantimet e secilit prej kandidatëve, anëtarët e komisionit miratuan emërimin e anëtarëve të Këshillit të Statistikave si edhe lirimin nga detyra të z. Adrian Kamenica, si anëtar i Këshillit të Statistikave.