Znj.Vasilika Hysi,zv/Kryetare e Kuvendit dhe zv/Kryetare e Grupit të Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” së bashku me zv/Kryetaren e Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Punën, Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale, znj.Klodiana Spahiun , takim me ministren për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale znj.Ogerta Manastirliu dhe ministrin për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, z.Bledi Çuçi.

  • Postuar më, 15/05/2019


 Zëvendëskryetarja e Kuvendit dhe njëkohësisht Zëvendëskryetare e Grupit të Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” znj. Vasilika Hysi, së bashku me zëvendëskryetaren e Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Punën, Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale znj.Klodiana Spahiun patën një takim me ministren për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale znj.Ogerta Manastirliu dhe ministrin për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural z.Bledi Çuçi. Qëllimi i takimit ishte diskutimi i adresimit të zgjidhjes së jodit te fëmijët, mes  jodizimit të kripës.Znj. Hysi theksoi vëmendjen e Grupit të Deputetëve "Miqtë e fëmijëve"  në adresimin e çështjeve që lidhen me shëndetin e popullatës dhe në mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve. Znj. Spahiu adresoi nevojën e përmirësimeve ligjore për të pasur një shëndet më të mirë të fëmijëve.  Ministrja Manastirliu informoi për paketën e ndryshimeve që po hartohen në ligjin “Për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut”.  Ministri Cuci theksoi se është në vëmendje të tij dhe ka qëndrim të qartë, sa i takon mos tregtimit të kripës së pajodizuar, por lejimit të përdorimit të saj vetëm në rastet kur produkte të caktuara të industrisë ushqimore e kërkojnë një gjë të tillë.Në takim u nënvizua nevoja për bashkëpunimin e ministrive përgjegjëse, por edhe të partnerëve ndërkombëtarë si UNICEF, për realizimin e një nisme ligjore që do të përmbajë të gjithë instrumentat e nevojshëm kontrollues për rastet e tregtimit të kripës së pajodizuar.Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të zyrës së UNICEF-it, Tiranë.  Në përfundim të takimit, Zëvendëskryetarja e Kuvendit falenderoi ministrat dhe partnerët ndërkombëtarë për angazhimin e tyre në këtë nismë ligjore dhe  siguroi se Kuvendi i Shqipërisë do të ketë gjithnjë në vëmendje konsultime dhe diskutime të vazhdueshme, si me institucionet përgjegjëse, por edhe me partnerët dhe grupet e interesit