Delegacioni i Komisionit të Integrimit Europian vizitë dy ditore në Francë

  • Postuar më, 16/05/2019

Një delegacioni I Komisionit për Integrimin Europian, i kryesuar nga Kryetarja e Komisionit, Znj. Rudina Hajdari dhe deputetet znj. Senida Mesi njekohesisht n/kryetare e ketij komisoni dhe znj. Mirela Kumbaro, zhvilloi një vizitë dy ditore në Francë,në datat 14 dhe 15 Maj, në kuadër të bashkëpunimit ndërparlamentar për procesin e integrimit europian. Delegacioni u takua me znj. Huguette TIEGNA, Kryetare, dhe anetarë të Grupit të Miqësise Francë-Shqipëri në Asamblenë Kombëtare të Francës, me znj. Sabine THILLAYE, Kryetare e Komisionit të Çështjeve Evropiane në Asamblenë Kombëtare, me z. Jean BIZET, Kryetar i Komisionit të Çështjeve Evropiane në Senatin Francez, dhe anëtarë të Byrosë së Komisionit si dhe me Z. Thomas BERTIN, Shefi për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Evropës, dhe z. Christophe PARISOT, zv/Drejtor dhe Shef për Marrëdhëniet me Jashtë të BE-në, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Francës.
Gjatë takimeve u diskutua mbi çështjet e integrimit europian, hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian si dhe për çështjet e Summit-it të Berlinit dhe mbështetjen e veçantë dhe prospektivën e dhënë nga Presidenti i Republikës Franceze, Z. Macron, për me shume vemendje dhe siguri ne Rajonin e Ballkanit Perendimor, vazhdimin e mbështetjes për përmbushjen e detyrimeve si dhe për bashkëpunimin në çështjet e Sigurisë duke marrë parasysh sfidat që po përballet Europa.
Të vëmendshëm edhe ndaj situatës politike që po kalon BE e zgjedhjeve parlamentare në Parlamentin Europian, morëm sërish konfirmimin se Franca mbetet në të gjitha nivelet një partner strategjik i rëndësishëm për Ballkanin e posaçërisht për Shqipërinë dhe se perspektiva jonë është vetëm në BE.