Kuvendi publikon "Rekomandimin mbi luftën kundër diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes në fushata zgjedhore" të Equinet - Rrjetit Europian të Organeve të Barazisë

  • Postuar më, 20/05/2019

20 maj 2019


Equinet- Rrjeti Europian i Organeve të Barazisë, i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë "Rekomandim mbi luftën kundër diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes në fushata zgjedhore", në kuadër të nxitjes dhe promovimit të tij edhe në nivel kombëtar.


Rekomandimi i Equinet ka në fokus parimin e barazisë, ndalimin e diskriminimit dhe gjuhën e urrejtjes, rëndësinë e adresimit të temave të ndjeshme dhe promovimin e përfaqësimit të barabartë në listat zgjedhore.


Kuvendi i Shqipërisë e ka bërë publik rekomandimin në faqen e tij zyrtare https://www.parlament.al/Files/Informacione/RekomandimiEQUINET.pdf ; si edhe ua ka shpërndarë menjëherë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. ?