Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”

  • Postuar më, 20/05/2019


Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, shqyrtoi projektligjin “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”. Të ftuar në mbledhjen e sotme të komisionit ishin zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë z. Elton Haxhi, z. Astrit Kuka përgjegjës sektori në Drejtorinë e Punësimit dhe Aftësimit Profesional, z. Astrit Hado drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore etj.

Gjatë prezantimit të projektligjit, zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë u shpreh se ministria ka hartuar njëprojektligj për trajtimin financiar suplementar për profesionet e vështira të minatorëve nën tokë, punonjësve të naftës dhe gazit si edhe metalurgët.

“Ky projektligj është një trajtim financiar shtesë dhe nuk ështënjë status për këto profesione. Përfshirja në një ligj i tre profesioneve të vështira është bërë për shkak të ngjashmërisënë lidhje me vështirësinë e punës, dhe brenda këtij parimi janëbërë dallime në punë të vështira dhe shumë të vështira.”, theksoi ndër të tjera z. Haxhi.

Më tej, mbledhja vazhdoi me diskutime dhe komente mes anëtarëve të komisionit dhe të ftuarve, ne lidhje me projektligjin e paraqitur.

Pas diskutimeve, kryetari i komisionit z. Enver Roshi e hodhi projektligjin në votim, ku u votua nga anëtarët e komisionit nëparim, nen për nen dhe në tërësi, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi.