Komisioni për Sigurinë zhvilloi një seancë dëgjimore lidhur me “masat e marra për zbatimin e programit për vendosjen e oficerëve të sigurisë në shkollat e vendit

  • Postuar më, 20/05/2019

  Në drejtimin e kryetares,znj Ermonela Felaj  Komisioni për Sigurinë, zhvilloi një seancë dëgjimore  me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, lidhur me masat e marra,për zbatimin e programit,për vendosjen e oficerëve të sigurisë në shkollat e vendit ,në përmbushje të vendimit nr 600, datë 9.10.2018 “ Për miratimin e shërbimit të sigurisë publike në 150 institucione të arsimit parauniversitar dhe të kritereve për oficerët e sigurisë"

Në përgjigje të interesimit të anëtarëve të Komisionit për Sigurinë në lidhje me masat që janë marrë , mënyrën e shpërndarjes së oficerëve të sigurisë , rolin e tyre , qëllimin dhe përshkrimin e këtij pozicioni në shkolla,të ftuar për të folur, ishin znj Lorena Haxhiu zv ministre në Ministrinë e Arsimit Rinisë dhe Sportit ,znj Romina Kuko zv/ministre në Ministrinë e Brendshme si dhe specialistë dhe drejtorë  nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Për pjesën përgatitore të këtij projekti,foli znj Kuko, zv/ministre në Ministrinë e Brendshme. 

Znj Kuko vuri në dukje se kjo është një cështje që ndërlidh të tre institucionet sic janë Ministria e Brendshme , Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale si dhe Ministria e Arsimit “sepse ky  është një projekt multiagjensi që nuk kërkon vetëm kontributin e policisë por përfshin dhe parandalimin, të cilin e ofron Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe pjesën e menaxhimit, që e ofron Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sportit.

“ Projekti “shkolla të sigurta” e pati gjenezën e vet, në Tetor të vitit 2017 .Ajo qe vumë re,ishte që rojet e shkollave,nuk e plotësonin mjaftueshëm nevojën e shkollës për siguri,duke qenë se,rojet ishin përgjegjës vetëm për pjesën e perimetrit të jashtëm . Ajo çka na duhej, ishte pjesa parandaluese.Dislokimi i oficerëve të sigurisë në shkolla  edhe sipas vlerësimit të OSBE-së ka dhënë rezultatet, që në fazën e pilotimit . Kemi 80 konflikte të shmangura, në shkollat e Tiranë" tha mes të tjerash, znj Kuka.

Më pas, znj Haxhiu, zv/ministre në Ministrinë e Arsimit Rinisë dhe Sportit, foli mbi ecurinë e këtij projekti , prezantimin e oficerit të sigurisë në shkolla dhe impaktin që ai ka pasur,si dhe bashkëpunimin me strukturat , drejtorinë e shkollës dhe stafin pedagogjik

“ Këtë vit – tha znj Haxhiu "ky projekt është shtrirë në 38 zyra dhe drejtori arsimore , në 150 shkolla,duke vendosur si kriter numrin e nxënësve duke nisur nga shkolla me numrin më të madh të nxënësve dhe duke vijuar në rendin zbritës .Aktualisht janë 83 oficerë sigurie në detyrë , 46 të tjerë kanë përfunduar periudhën e trajnimit dhe pritet që javët në vazhdim të atashohen pranë shkollave përkatëse" .Funksioni i tyre – vijoi znj Haxhiu, lidhet ngushtësisht me parandalimin dhe menaxhimin e rasteve të krimit dhe dhunës në shkolla

Mbledhja vijoi me pyetje dhe diskutime nga palët