Ruçi: Po përfundojmë informimin e parlamenteve të vendeve të BE-së për përmbushjen e detyrave të shtëpisë për negociatat

  • Postuar më, 22/05/2019

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në një intervistë për media, nga Holanda:


Kuvendi i Shqipërisë, në kuadrin e përgjegjësive të veta, në kuadër të objektivit strategjik për të hapur negociatat ë qershor, ka muaj qe ka filluarnë kuadrin e diplomacisë, një tur takimesh, pothuajse me tëgjitha vendet kryesore të  Bashkimit Europian. Në këtë kuadër, unë kam kontaktuar dhe e kemi nisur me Gjermaninë, Bundestag un Gjerman, kemi vazhduar me Senatin dheParlamentin Italian, pastaj me Parlamentin Austriak, me konferencën e kryetareve te parlamenteve te vendeve anëtare në Vjenë dhe sot jemi në Holandë. 

Por, nuk janë vetëm këto vendet, që Kuvendi i Shqipërisë ka kontaktuar këto gjashtë muaj, pasi në takimet shumëpalëshe ne kemi zhvilluar bilaterale me Senatin dhe me Parlamentin Francez, me disa parlamente te vendeve Skandinave. Me tëgjitha parlamentet e Ballkanit si; Slloveni, Kroaci Greqi, Bullgari, Rumani, Poloni etj. Pra, gjatë kësaj kohe ne kemi kontaktuarpjesën dërmuese të parlamenteve të Bashkimit Europian dhe pas dy javësh do të kontaktojmë me një nga vendet e EuropësQendrore, siç është  Çekia. Këtu mbyllim të gjithë programin qëKuvendi i Shqipërisë ka bërë në kuadrin e diplomacisëparlamentare, me objektiv hapjen e negociatave, në Bashkimin Europian.

Pranë parlamenteve të vendeve anëtare kemi paraqitur   tëgjitha arritjet e Shqipërisë, në kuadrin e pesë prioriteteve që janë: Reforma në drejtësi, lufta kundër krimit, lufta kundërkorrupsionit, sundimi i ligjit, liritë dhe të drejtat e njeriut, duke përfshirë këtu pronën dhe reformën zgjedhore.

Gjatë këtyre dy ditëve në Holandë, ne u pritëm  nga Kryetarja e Parlamentit , ashtu sikurse edhe nga Kryetarja e Senatit. Kemibërë një takim edhe me Ministrinë e Jashtme të  Holandës, ashtusikurse kemi zhvilluar një seancë dëgjimore, siç kemi zhvilluar edhe me parlamentet  e tjera, me deputetë të Parlamentit Holandez. Ka qenë një bashkëbisedim jashtëzakonisht i frytshëm, për arsye se morën pjesë i gjithë spektri  politikholandez, të cilët bënë pyetje dhe morën përgjigje dhe shënuanme shumë vëmendje të gjitha arritjet e Shqipërisë.

Si përfundim, unë do të them dy gjëra, që  të dyjapalët fitojnë nga kontaktet. Ne fitojmë duke sqaruar edhe ndonjë skepticizëmem e paqartësi mbi arritjet tona, por edhe partnerët tanë, të cilët  kanë përgjegjësinë që  të ratifikojnë propozimet që do të bëjnë Komisioni dhe Këshilli, përrekomandimin për hapjen e negociatave.

Unë them që pavarësisht nga jehona mediatike që ka se Holanda është një vend skeptik, me bashkëbiseduesit që ne takuam, gjetëm një mirëkuptim  të plotë dhe me objektivitet ata deklaruarqë, ne po presim të mbarojnë zgjedhjet e Parlamentit Europian. Po presin dhe po ndjekin me shumë vëmendje se cili do të jetërekomandimi që do të bëjë Komisioni Europian. Kanëpërcaktuar relator nga këto parlamente që ndjekin nga afërarritjet e Shqipërisë, të cilët do të përgatisin një raport përparlamentet e tyre dhe në fund do të shprehin qëndrimin e tyre,  lidhur me pozicionin e Holandës, për hapjen e negociatave me Shqipërisë.  

Në Shqipëri një çështje që ka marrë më shumë vëmendjen e publikut është e ashtuquajtura debat apo rezolutë, që ka nxjerrëparlamenti holandez lidhur me ndërprerjen e vizave përshqiptarët. Ishte një gjë jashtëzakonisht e mirë, që vetë njeri prej deputetëve nënshkrues u shpreh  qartë që: “megjithëse unë kam diskutuar për këtë rezolutë, megjithësekam votuar pro kësaj rezolute, kam qenë i ndërgjegjshëm edhepara se të diskutoja, edhe para se të jepja votën, që kjo gjë është e parealizueshme”. 

Z. Ruçi, opozita parlamentare është me ju në këtëdelegacion, ndërkohë që opozita reale është duke u bërë gatipër protestën e radhës. A ju është përcjellë shqetësim në këtotakime për këtë situatë në Shqipëri?

Unë jam kryetar i parlamentit dhe nuk jam aspak dakord me këto: “opozita reale” dhe “opozita joreale”. Ka një opozitë- opozitë parlamentare dhe pavarësisht nga qëndrimi opozitar i kryetares së grupit demokrat, znj. Hajdari, edhe në kontaktet me Kryetarin e Parlamentit dhe të Senatit, me Ministrinë e Jashtme, me grupin e deputetëve holandezë, me takimin me mikun e çmuar, ish-sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Scegfer, i cili bëri të mundur pranimin e Shqipërisë në NATO, me ish-ambasadorin e OSBE-së Bosch,  të dy këta holandezë, miq të Shqipërisë që duan hapjen e negociatave me Shqipërinë, znj. Hajdariparaqiti mendimet e saj opozitare, objektive dhe realiste nëtakim, por edhe shprehu qarte mbështetjen për hapjen e negociatave në emër të interesave kombëtare.

 

Z. Ruçi, si ia keni argumentuar partnerëve ndërkombëtarëfaktin se në Shqipëri, më 30 qershor mund të mos bëhenzgjedhje, siç lideri i opozitës pretendon?

Ju i keni ndjekur nga afër takimet që unë kam pasur. Ato kanëqenë të hapura edhe me bashkëbiseduesit. Kjo pyetje nuk më është bërë nga asnjeri, pasi për anëtarët e Bashkimit Evropian, braktisja e institucioneve dhe braktisja e zgjedhjeve është e pakuptimtë, e paperceptueshme dhe nuk përbën pyetje për tëmarrë një përgjigje nga askush. S’ më është bërë një pyetje e tillë. 

 

Një qeveri tranzitore sipas jush, do të ishte zgjidhje duke marrë parasysh faktin që edhe ish-eksponentë tërëndësishëm të PS-së kanë argumentuar diçka të tillë, madjekanë përmendur edhe emra ish-socialistë.

 

Nuk merrem me komente, me deklarata, ju e dini, unë kryej detyrën e  Kryetarit te Kuvendit dhe flas  në emër tëKushtetutës, në emër të parimeve dhe të rregullave të lojës sëdemokracisë. Shqipëria ka një qeveri,  njëparlament,një mazhorancë dhe i vetmi mekanizëm janë mocionet e besimit,  mosbesimit dhe zgjedhjet.

 

Z. Kryeministër nuk ka qenë asnjëherë në selinë e tij kuropozita proteston. Ju nga i keni ndjekur protestat? Herën e fundit u dogj edhe zyra juaj.

 

Sigurisht që, kur kam pasur rastin kur kam qenë në zyrën time, kur kam qenë në orare pune apo edhe ditë pune. Por jo vetëm, edhe në ditë pushimi kam qenë në zyrën time, ashtu sikurse kurkam pasur ndonjë agjendë tjetër, kam qenë duke bërë detyrëntime zyrtare. 

 

Je ndjerë ndonjëherë i rrezikuar?

Jo, fare.