Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi në parim një projektligj dhe shqyrtoi një projektvendim.

  • Postuar më, 22/05/2019

Në drejtimin e Kryetarit Ulsi Manja, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e komisionit përgjegjës  ,miratoi në parim , në mbledhjen e sotme projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7895, datë 27.01.1995, “Kodi Penal i republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar ” dhe vijoi me shqyrtimin   nen për nen të projektvendimit “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kryetari I këtij komisioni z. Manja bëri me dije se propozimi për   paketën e  ndryshimeve, vjen si nismë e një grupi prej 11 deputetësh të mazhorancës.

Më pas, në emër të 11 firmëtarëve të kësaj pakete ndryshimesh në Kodin Penal,e mori fjalën z.Alket Hyseni i cili parashtroi arsyet e domosdoshmërisë së paraqitjes së këtyre amendimeve për çështje kaq sensitive, siç janë siguria ushqimore e konsumatorit , mbrojtja nga dhuna, e mjekut , policit, funksionarit publik, të zgjedhurit apo personelit të shërbimit publik, rendi dhe qetësia publike ndalimi i zhurmave, mbrojtja e të drejtës së autorit,ndalimi i veprimtarisë së lojrave të fatit,dekriminalizimi i gabimit mjekësor në rastet kur pasoja nuk vjen si rezultat i neglizhencës së mjekut,përdorimi i armëve dhe lëndëve plasëse pa leje të organeve shtetërore,mbrojtja nga kafshët shoqëruese në publik,mbrojtja e mjedisit.

Relatorja  ,znj Elena Xhina tha se ky projektligj i është dërguar për konsultim institucioneve si Avokati I Popullit , Prokuroria e Përgjithshme , Misioni EURALIUS, Komiteti Shqiptar i Helsinkit etj, bashkëpunim të cilin e la të hapur,për të përmirësuar projektligjin Gjithashtu znj Xhina ftoi anëtarët e komisionit të jepnin mendime dhe sugjerimet e tyre. 

Pas pyetjeve dhe diskutimeve nga anëtarët projektligji u miratua në parim. 

Mbledhja, vijoi me shqyrtimin nen për nen të projektvendimit ”Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Pas sugjerimeve  nga anëtarët për nene të veçanta, diskutimi u la I hapur dhe votimi u shty, për mbledhjen pasardhëse.