Në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë po zhvillohet workshop-i, tri ditor me temë, “Mbikëqyrja Parlamnetare”, një shkëmbim mes Parlamentit zviceran dhe Kuvendit të Shqipërisë i organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

  • Postuar më, 22/05/2019

Në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë po zhvillohet workshop-i, tri ditor me temë, “Mbikëqyrja Parlamnetare”, një shkëmbim mes Parlamentit zviceran dhe Kuvendit të Shqipërisë i organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Qëllimi i kësaj veprimtarie të përbashkët është shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira parlamentare në fushën e kontrollit parlamentar. Seminari synon gjithashtu të identifikojë fusha të reja bashkëpunimimi midis shërbimeve parlamentare zvicerane dhe shërbimeve parlamentare shqiptare, në funksion të fuqizimit të rolit mbikëqyrës të Kuvendit.

Në workshop morën pjesë drejtues e përfaqësues të shërbimeve parlamentare të të dy vendeve, të cilët mbështesin parlamentet në ushtrimin e funksioneve të tyre. I pranishëm ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, z. Genci Gjonçaj, znj. Deborah Kern, Shefe e Sektorit të Qeverisjes dhe e Shëndetësisë, Shefe e Departamentit të Demokratizimit, znj. Claudia Vollmer dhe personalitete të tjerë nga shërbimet parlamentare të të dy vendeve. Punimet e workshop-it u hapën nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, z. Gjonçaj, i cili në fjalën e tij përshëndetëse nënvizoi se “Konsolidimi i mëtejshëm i demokracisë dhe i parlamentarizmit në Shqipëri si dhe sfidat me të cilat Kuvendi do të përballet gjatë procesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, e bëjnë të domosdoshme, që Kuvendi të përmirësojë më tej funksionet e kontrollit apo mbikëqyrjes parlamentare. Në mesin e eksperiencave të suksesshme të bashkëpunimit të Parlamentit Zviceran me shpresojmë të shtohet së shpejti dhe eksperienca me Parlamentin Shqiptar.”

 Gjatë ditës së parë të Seminarit u trajtuan çështje që kanë të bëjnë me funskionet kryesore të parlamenteve: ligjbërjen, mbikqyrjen dhe përfaqësimin; organizimin e shërbimeve dhe administratës parlamentare; si dhe të mënyrave të ushtrimit të kontrollit parlamentar në komisione dhe plenare. Përfaqësues të shërbimeve parlamentare respektive të të dy vendeve bënë një përshkrim të shkurtër të këtyre funksioneve për secilin parlament, të cilat u pasuan nga sesione shkëmbimi mendimesh e diskutimesh nga pjesëmarrësit. Punimet e workshop-it vazhdojnë.