Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut mbledhje të përbashkët me Komisionin për Sigurinë Kombëtare

  • Postuar më, 27/05/2019

Në drejtimin e dy kryetarëve z.Ulsi Manja  dhe znj.Ermonela Felaj, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni për Sigurinë Kombëtare,  zhvilluan një  mbledhje të  përbashkët, mbi raportimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshm, për vitin 2018.

Raportin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2018, e paraqiti znj Arta Marku,Prokurore e Përgjithshme në detyrë

Relatore e  përbashkët për të dy komisionet, ishte znj Vasilika Hysi, e cila në fjalën e saj, theksoi se në raportin e paraqitur nga Prokuroria e Përgjithshme mbi veprimtarinë e saj, përgjate vitit 2018 , janë përmbushur të 13 rekomandimet e  rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë,  12 prej të cilave në mënyrë të plotë dhe vetëm njëri është përmbushur në mënyrë të pjesshme.

 
Znj Arta Marku, në vijim të paraqitjes së  raportit vjetor të  Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit, tha se: “Gjatë vitit 2018, në organin e prokurorisë, janë trajtuar 57734  materiale kallëzuese që përbën një ulje prej 0,96 % në krahasim me vitin 2017.

Janë ndjekur gjithsej 42814 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej rreth 5 % në krahasim me vitin 2017. Nga këto, 31409 janë procedime penale të regjistruara të reja, me një ulje prej 0,23 % në krahasim me vitin 2017; 486 procedime penale të rifilluara, që tregon ulje prej 23,34 % në krahasim me vitin 201.Janë mbartur nga viti 2017, 10919 procedime penale. Është vendosur mosfillimi për 14920 referime dhe kallëzime penale, në krahasim me 17378 mosfillime për vitin 2017 që do të thotë një ulje prej 14,15”

 

Më pas, mbledhja vijoi me pyetje dhe diskutime nga anëtarët.