Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar me rastin e ditëlindjes së Mbretëreshës Elisabeth II

  • Postuar më, 06/06/2019

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar me rastin e ditëlindjes së Mbretëreshës Elisabeth II, në hotel “Rogner”. 


Në ceremoni ishin të pranishëm personalitete të larta shtetërore, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë e drejtues të institucioneve shtetërore, titullarë e përfaqësues të trupit diplomatik, udhëheqës të komuniteteve fetare, personalitete të shkencës, artit, kulturës, medias e sportit etj.