Kryetarja e Komisionit per Politiken e Jashtme znj. Kodheli dhe e Komisionit per Integrimin Europian znj. Hajdari, presin delegacionin polak te kryesuar nga Zevendeskryetari i Sejmit Ryzard Terlecki
- Postuar më, 07/06/2019
Me 7 qershor 2019, Kryetarja e Komisionit per Politiken e Jashtme, znj.
Mimi Kodheli dhe Kryetarja e Komisionit per Integrimin Europian, znj. Rudina
Hajdari, priten ne Seline e Kuvendit te Shqiperise nje delegacion parlamentar
te Sejmit te Polonise, kryesuar nga Zevendeskryetari i këtij parlamenti, z.
Ryzard Terlecki.
Znj. Kodheli shprehu mirenjohjen per angazhimin serioz dhe te fuqishem
te Polonise ne mbeshtetje te hapjes se negociatave te BE me Shqiperine. Ajo
falenderoi gjithashtu qeverine e Polonise ne pergatitjen e deklarates e vendeve
te Vishegradit, e cila perben nje kontribut te paçmuar ne kete drejtim.
Me tej Kryetarja e KPJ permendi historine e perbashket dhe mardheniet
miqesore e tradicionale duke theksuar se Shqiperia dhe Polonia kane qene
gjithmone dy vende aleate dhe te tilla vazhdojne te jene edhe sot ne kuadrin e
NATO-s, por jo vetem.
Pasi beri nje pasqyre te zhvillimeve dhe situates politike ne vend, znj.
Kodheli u fokusua tek roli i Shqiperise si nje faktor paqe e stabiliteti dhe
ure e rendesishme bashkepunimi per ruajtjen e barazpeshave te drejta ne rajon e
me gjere.
Znj. Rudina Hajdari gjithashtu falenderoi delegacionin polak per
mbeshtetjen qe Polonia i ka dhene ne menyre konstante Shqiperise ne procesin e
integrimit te saj europian. Ajo theksoi se rruga e integrimit europian ka qene
dhe mbetet e veshtire, por shpresojme qe aspirata e Shqiperise te realizohet sa
me pare. Kjo do te ishte jo vetem ne te mire te saj, por edhe te tere rajonit u
shpreh Kryetarja e Komisionit per Integrimin Europian.
Z. Ryzard Terlecki falenderoi per pritjen e ngrohte dhe miqesore
dhe u shpreh se vizita e delegacionit polak ne Tirane synon objektiva konkrete,
te cilat kane te bejne me rritjen e rolit te Parlamenteve ne forcimin e
marredhenieve midis dy vendeve tona. Per kete ne do te punojme ne dy drejtime,
tha ai : intensifikimin e takimeve nderparlametare dhe rritjen e ndikimit tone
tek qeverite respektive.
Zevendeskryetari i Sejmit te Polonise shprehu vleresimin per progresin e
gjithanshem te Shqiperise, duke theksuar se po te mendojme qe ajo ka qene vendi
me regjimin me te eger komunist, por nga ana tjeter eshte e qarte se ajo ka
bere hapat te medha ne rrugen e demokracise dhe zhvillimit.
Me tej, kryetari i delegacionit parlamentar polak, shprehu qendrimin
unanim te te gjithe spektrit politik te polak ne mbeshtetje te integrimit
europian te Shqiperise e ne veçanti te hapjes sa me pare te negociatave nga ana
e BE. Bashkimi Europian sot po perjeton nje krize te thelle. Rezervat e
shprehura nga disa vende anetare per moshapjen e negociatave ne fakt nuk jane
veçse pretekste per te justifikuar arsyet e verteta.
Duhet te vish ne Shqiperi per t’u çliruar nga steriotipet por fatkeqesisht kam pershtypjen se ju do ti degjoni akoma per shume kohe keto argumente paçka se te paverteta, tha Terlecki.
Polonia do te luftoje fort qe reforma e brendeshme e BE te mos behet ne
kurriz te proceseve te integrimit, bllokimi i te cilave do te shkaktonin nje
dekurajim te justifikuar me pasoja te rrezikshme per vete BE. Ne mendojme se
nderkohe qe ka nje rritje te dyshimeve ndaj organizatave europiane
euro-atlantike nga disa vende anetare, roli i Shqiperise behet edhe me i
rendesishem per ruajtjen e ekuilibrave pozitive dhe vlerave te perbashketa, u
shpreh Zevendeskryetari i Sejmit te Polonise.