Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut vijoi proçedurën e shqyrtimit të kërkesës pwr fillimin e proçedurws sw shkarkimit tw Presidentit.

  • Postuar më, 24/06/2019

Në drejtimin e kryetarit z. Ulsi Manja , komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në kuadrin e  vijimit të  procedurës së shqyrtimit të kërkesës së disa deputetëve për fillimin e procedurës së shkarkimit të Presidentit të Republikës , zhvilloi nje seancë diskutimi. 

Relatorët e çështjes znj Klotilda Bushka dhe z.Adnor Shameti , por edhe kryetari i këtij Komisioni z.Ulsi  Manja, parashtruan argumentat ligjorë,  te kërkesës për  shkarkimin e Presidentit. 

“Është nxjerrë akt në kundërshtim të hapur flagrant me Kushtetutën dhe me ligjet , duke sjellë si pasojë cënimin e të drejtës së qytatërve si Sovran për të zgjedhur . Këto shkelje meritojnë një hetim nga një Komision Hetimor, sepse përbëjnë shkelje shumë të rëndë, të Kushtetutës” – tha znj Bushka në fjalën e saj .

Propozimin për ngritjen e një komisioni hetimor e mbështeti dhe z Adnor Shameti, i cili në fjalën e tij, tha se dekreti I cili ç’dekreton datën 30 Qershor, si datën e zgjedhjeve, është shkelje e rëndë dhe pwr kwtë arsye , listoi një sërë argumentash ligjor  .

‘”Shkeljet kushtetuese të dekretit të Presidentit janë : Cënon të drejtën e zgjedhjes së shtetasve praa  nenin 45 të Kushtetutës, ka shkelur parimin e unitetit kombëtar , pra nenin 86 të Kushtetutës , ka shkelur parimin e periodicitetit të zgjedhjeve pra neni 1 paragrafi I tretë I Kushtetutës .Periodiciteti është 4 vjet . Shtyrja e zgjedhjeve për më tepër pa datë , e cënon periodicitetin, pasi lë në detyrë organet e zgjedhur më shumë se 4 vjet” tha z.Shameti 

 

Pas diskutimeve të ndryshme nga anëtarët, z. Ulsi Manaj,u shpreh se, Presidenti ka shkelur parimin e neutralitetit , atë të qëndrimit mbi palët politike dhe ju kërkoi relatorëve të çështjes , të pregatisin raportin i cili do t'i kalojë më pas seancës plenare, për të kërkuar, ngritjen e një komisioni hetimor, që do të shqyrtojë shkeljet e Presidentit.