NJOFTIM

  • Postuar më, 27/06/2019

27 qershor 2019


Komisioni i Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në vazhdim të veprimtarisë së tij, bazuar në nenin 288 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, dhe në Vendimin nr.74/2018 të Kuvendit të Shqipërisë, në datën  28 qershor 2019, ora 10.00, do të zhvillojë një seance dëgjimore publike me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, me qëllim informimin mbi veprimtarinë e deritanishme të KED-së në funksion të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Kjo seancë është parashikuar të zhvillohet  në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, salla e mbledhjeve të Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut.