Deklaratë e Kryetarit të Kuvendit,z. Gramoz Ruçi, në ditën e zgjedhjeve të 30 qershorit

  • Postuar më, 30/06/2019

Në ditën e zgjedhjeve të 30 qershorit, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, iu drejtohet qytetarëve shqiptarë me këtë deklaratë:


“Sot u bëj thirrje të gjithë qytetarëve   për qetësi, maturi dhe vendosmëri. 


Të kontribojmë të gjithë që 30 qershori të jetë një ditë e qetë. 


Secili që dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje, të votojë me maturi.


Të respektojmë si ata që po votojnë edhe ata që nuk dëshitojnë të marrin pjesë në proces. 


Sot është dita të tregojmë vendosmëri për të vazhduar e thelluar reformat e që kemi ndërmarrë. 


Një proces me qetësi, standarte e pjesëmarrje është një hap i vendosur dhe një veprim i  matur drejt hapjes së negociatave në muajin tetor.


Të votojmë sot dhe të mendojmë edhe për nesër.


Pas zgjedhjeve të gjithë do të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. 


I bëj thirrje klasës politike për qetësi e reflektim. 


Fituesit nuk duhet ta quajnë veten dhe të sillen si triumfatorë.


Ata që  vendosën të mos marrin pjesë duhet të  bëjnë analizën e tyre.


Unë personalisht  jo vetëm votova, por edhe zgjodha.


Shqipëria është një vend demokratik dhe ka ikur përfundimisht koha e diktaturës në këtë vend.”


Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi,  votoi  sot në mëngjes, në qendrën e votimit në Liceun Artistik në Tiranë.