Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi u takua me Ambasadorin e ri të Shqipërisë në Spanjë, z. Gazmend Barbullushi

  • Postuar më, 03/07/2019

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi u takua me Ambasadorin e ri të Shqipërisë në Spanjë, z. Gazmend Barbullushi. Kryetari i Kuvendit, i uroi Ambasadorit Barbullushi suksese në detyrën e re, si Ambasador i Shqipërisë në Spanjë dhe shprehu besimin në fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis të dy vendeve, edhe në kontekstin e forcimit të pozitave dhe rolit të Spanjës në Bashkimin Europian. Kryetari i Kuvendit, z. Ruçi, dhe Ambasadori Barbullushi diskutuan edhe mbi disa aspekte konkrete të bashkëpunimit dypalësh, si fuqizimi i bashkëpunimit parlamentar, përpjekjet për ndryshimin e qëndrimit të Spanjës ndaj njohjes së Kosovës, rritja e bashkëpunimit ekonomik, sidomos në fushën e turizmit,  bashkëpunimi për rritjen e mbështetjes së shërbimit të jashtëm për integrimin e Diasporës shqiptare dhe fuqizimin e rolit të saj në zhvillimin e vendit etj.