Mblidhet Konferenca e Kryetarëve

  • Postuar më, 03/07/2019

Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi,  u mblodh sot  Konferenca e Kryetarëve, për të diskutuar dhe vendosur, mbi propozimin për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh  për  nisjen e procedurës së  shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës z. Ilir Meta, sipas raportit të paraqitur nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për këtë çështje më 1.7.2019.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që debati për këtë çështje, të zhvillohet në seancën e të hënës, datë 8 korrik 2019, ora 18:00 dhe të zgjasë për dy orë e dhjetë minuta. 

Mazhoranca do të ketë në dispozicion 70 minuta, ndërsa opozita bashkë me deputetët e pavarur 60 minuta.