Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë miratoi dy projektligje

  • Postuar më, 03/07/2019

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, në drejtimin e kryetarit, z. Enver Roshi, shqyrtoi dhe miratoi sot në parim dy projektligje. Në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, me relator të komisionit z. Florenc Spaho, komisioni shqyrtoi dhe miratoi parimisht projekltigjin "Për rininë". Projektligji u prezantua nga zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Lorena Haxhiu. Në cilësinë e komisionit përgjegjës, me relatore të projektligjit për komisionin znj. Edlira Bode, u shqyrtua dhe miratua në parim projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9636, dt. 6. 11. 2006, "Për mbrojtjen nga produktet e duhanit". E pranishme në seancën e komisionit për shqyrtimin e këtij projektligji ishte ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu.