Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uron Presidentin e ri të Parlamentit Europian, z. David Maria Sassoli

  • Postuar më, 04/07/2019

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i dërgoi sot një letër urimi Presidentit të ri të Parlamentit Europian, z. David Maria Sassoli.

“Me rastin e zgjedhjes Tuaj në detyrën e lartë të Presidentit të Parlamentit Europian, kam kënaqësinë që në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në emrin tim personal t‘Ju uroj suksese në përmbushjen e detyrës Tuaj fisnike.

Shpreh bindjen se, nën lidershipin Tuaj, bashkëpunimi midis Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë do të forcohet më tej dhe Shqipëria do të ketë mbështetjen Tuaj dhe të Parlamentit Europian në rrugëtimin e saj europian, drejt çeljes së negociatave në vjeshtë të këtij viti.”, shkruhet në letrën e urimit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, drejtuar Presidentit të Parlamentit Europian, z. David Maria Sassoli.