Kuvendi u mblodh në seancë plenare

  • Postuar më, 04/07/2019

Ne¨ drejtimin e Kryetarit z. Gramoz Ruçi, Kuvendi u mblodh ne¨ seance¨ plenare. Seanca e sotme plenare shqyrtoi Dekretin e Presidentit te¨ Republikës nr. 11195, date¨ 31.05.2019, “Për kthimin për rishqyrtim ne¨ Kuvend te¨ ligjit nr. 26/2019, “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat”. Ne¨ emër te¨ Grupit Parlamentar te¨ Partisë¨ Socialiste foli deputetja znj. Vasilika Hysi, e cila u shpreh se ligji parashikon 1 përmbarues për 20 000 banorë rezidentë dhe disa kritere transparente, mbi të cilat do të mbështet vendimmarrja për përcaktimin e numrit të përmbaruesve gjyqësor privat, në çdo rreth gjyqësor. “Vlerësojmë se të gjitha risitë e përcjella nga ligji nr. 26/2019, “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, si dhe nga ligjet e tjera rregullatorë të profesioneve të lira kanë si qëllim parësor reformimin rrënjësor të këtyre profesioneve për të garantuar funksionimin e shtetit të së drejtës dhe kthimin e besimit të publikut tek drejtësia”,- theksoi znj. Hysi. Dekreti i Presidentit u rrëzua nga Kuvendi me 85 vota kundër, 6 pro dhe 11 abstenim.

Gjithashtu, Kuvendi shqyrtoi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime ne¨ ligjin nr. 107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, te¨ ndryshuar”. Ne¨ emër te¨ Grupit Parlamentar te¨ Partisë¨ Socialiste, u shpreh deputetja znj. Eglantina Gjermeni, e cila tha se ky projektligj ka ardhur si pasojë e disa nevojave te¨ rëndësishme ne¨ planifikimin dhe zhvillimin e territorit, si edhe ftoi kolegët ta votonin ketë¨ projektligj. Ky projektligj u miratua me 89 vota pro, 7 kundër dhe 10 abstenim. 

Me¨ tej, seanca shqyrtoi edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit te¨ Ministrave te¨ Republikës se¨ Shqipërisë¨ dhe qeverise¨ se¨ Republikës Federale te¨ Gjermanisë¨, për bashkëpunimin financiar 2018 për projektin “Programi sektorial i ujërave/furnizimi me ujë¨ i zonave rurale IV”. Ne¨ emër te¨ Grupit Parlamentar te¨ Partisë¨ Socialiste znj. Evis Kushi  tha se ky projektligj synon ratifikimin e marrëveshjes për te¨ siguruar financimin e nevojshëm për realizimin e fazës se¨ katërt te¨ projektit “Furnizimi me ujë¨ i zonave rurale”. “Kjo faze¨ parashikon investime ne¨ zonën bregdetare ne¨ Jug te¨ vendit me fokus Bashkinë¨ Himare¨ dhe Orikum te¨ cilat janë¨ zona te¨ rëndësishme turistike dhe kane¨ potencial pe¨r zhvillim te¨ mëtejshëm, sepse nga viti ne¨ vit ka pasur rritje te¨ vazhdueshme”, -theksoi ndër te¨ tjera znj. Kushi. Ky projektligj u miratua me 98 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim. 

Po sot, Kuvendi votoi projektvendimin “Për lirimin e një anëtari dhe emërimin e disa anëtarëve të Këshillit të Statistikave”, propozuar nga Këshilli i Ministrave, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë. Lirimi i z. Adrian Kamenica nga detyra e anëtarit të Këshillit të Statistikave, u miratua me 83 vota pro. Gjithashtu, Kuvendi votoi edhe projektvendimin “Për lirimin nga detyra të anëtarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, z. Zylyftar Bregu”, ku u miratua me 81 vota pro, 1 kundër dhe 12 abstenim Seanca i mbylli punimet rreth orës 13:00.