Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik miratoi në parim projektligjin “Për Rininë

  • Postuar më, 05/07/2019

Në drejtimin e kryetares znj Fatjona Dhimitri, komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në cilësinë e komisionit përgjegjësmori në shqyrtim, projektligjin “Për Rininë”. E pranishme në komision për të folur rreth projektligjit, ishte znj.Besa Shahini ministre në ministrinë e Arsimit , Sportit dhe Rinisë

Në fjalën e saj znj Shahini theksoi se ligji ‘për Rininë" garanton organizimin,pjesëmarrjen, mbrojtjen e të rinjve  dhe promovimin e të drejtave të tyre.

“ Ligji prezanton konceptin e hapësirave rinore të sigurta ,ku të rinjtë mblidhen, angazhohen në veprimtari që i përshtaten nevojave të tyre të shumëllojshme, marrin pjesë në procese vendimmarrëse dhe shprehin mendimet e tyre.Ky ligj  sjell konceptin e rrjetit rinor, pjesë e të cilit janë jo vetëm institucionet e organizatat, por edhe të rinjtë individë” tha znj Shahini në fjalën e saj

Projektligji, u relatua  për komisionin nga znj Almira Xhembulla, e cila theksoi se, ky ligj, do të shërbejë si rregullator për sa I përket çështjeve që lidhen me rininë.

Mbledhja, vijoi me diskutime nga anëtarët , të cilët shprehën  sugjerimet e tyre në lidhje me këtë projektligj.

Më pas, projektligji “Për rininë”,   u miratua në parim.