NJOFTIM PËR RISHPALLJEN E 1 (NJE)VENDI VAKANT PËR ANËTAR TË AUTORITETIT TË MEDIAVE AUDIOVIZIVE

  • Postuar më, 07/07/2019

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në mbledhjen e datës 5 korrik 2019 2019, pas lirimit nga detyra të anëtarit të AMA-s z. Zylyftar Bregu me vendimin e Kuvendit nr 82/2019, mbështetur në nenin 9 pika 2 të ligjit nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, vendosi:

1.  Shpalljen e 1 (një) vendi vakant për anëtar të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

2.  Ftohen për paraqitjen e kandidaturave për anëtar të Autoritetit të Mediave Audiovizive, subjektet e mëposhtme:

a) shoqatat dhe grupimet e mediave elektronike; 

b) shoqatat e medias së shkruar;

c) profesoratin dhe shoqatat e inxhinierisë elektrike dhe elektronike;

ç) profesoratin e së drejtës, gazetari-komunikimit dhe ekonomisë, shoqatat e juristëve dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë;

d) organizatat jofitimprurëse që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave të fëmijëve ose kërkimeve në politikat publike, ose përfaqësues të shoqatave që veprojnë në fushën e mbrojtjes së personave me aftësi të kufizuar. 

2. Subjektet e mësipërme duhet t’i propozojnë kandidaturat pranë sekretarisë së Kuvendit brenda 30 ditëve nga publikimi i këtij njoftimi. Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave është data 05 gusht 2019.

3. Propozimi i çdo kandidature duhet të përmbajë:

a) CV-në e nënshkruar në çdo faqe nga kandidati.

b) Librezë pune ose vertetime te tjera që provojnë përmbushjen e kriterit ligjor të përvojës në punë.

c) Vërtetim i gjendjes gjyqësore.

ç) Formularin e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit 138/2015 për dekriminalizimin, i cili gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë si dhe bashkelidhur ketij njoftimi.

d) Formularin e plotësuar në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i cili gjëndet bashkëlidhur këtij njoftimi.