Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi projektligjin "Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të provës"
- Postuar më, 09/07/2019
Në drejtimin e kryetares, znj. Ermonela Felaj, komisioni për
Sigurinë Kombëtare, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi , shqyrtoi
projektligjin "Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të
provës".E pranishme në komision për të folur rreth projektligjit,
ishte zv/ministrja e ministrisë së Drejtësisë , znj.Fjoralba Caka si dhe
përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie.Znj Caka argumentoi në fjalën e saj
domosdoshmërinë e hartimit të këtij projektligji dhe efektet që pritet të
ketë ai . Domosdoshmëria për hartimin e një ligji për organizimin dhe
funksionimin e shërbimit të provës , sipas znj Caka erdhi si nevojë e përputhjes
me garancitë dhe standardet që janë përcaktuar në vite nga Komiteti i
Ministrave i Këshillit të Evropës për këtë fushë. Projektligji u relatua në
komision nga z. Xhemal Qefalija i cili e vuri theksin te objektivat konkretë të këtij
ligji, qe sipas tij, synon të rregullojë organizimin dhe funksionimin e
Shërbimit të Provës, si dhe përcakton procedura për mbikëqyrjen e ekzekutimit
të masave dhe ekzekutimin e dënimeve alternative, trajtimin e individualizuar
të nevojave dhe aftësive të personit të mbikëqyrur për riintegrimin e tij në
jetën shoqërore.Mbledhja, vijoi me pyetje, diskutime dhe sugjerime nga anëtarët.Më pas, projektligji "Për organizimin dhe
funksionimin e shërbimit të provës" u miratua në tërësi.