Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mori pjesë në pritjen me rastin e 243 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

  • Postuar më, 11/07/2019

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ishte mbrëmjen e sotme i pranishëm në ceremoninë “Liri dhe Miqësi”, organizuar nga Ambasada e ShBA-së, me rastin e kremtimit të 243 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në pritje morën pjesë personalitete të larta shtetërore, përfaqësues të komuniteteve fetare, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë dhe drejtues të institucioneve shtetërore, titullarë e përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues të komunitetit të biznesit, përsonalitete të artit, shkencës, kulturës dhe medias.