Grupi i deputetëve “Miqtë e fëmijëve” në bashkëpunim me AMA, tryezë diskutimi me temë “Fëmijët në median audiovizive”.

  • Postuar më, 12/07/2019

Në mjediset e Kryesisë së Kuvendit, nën kujdesin e nënkryetares znj Vasilika Hysi dhe grupit të deputetëve "Miqtë e Fëmijëve" në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive, u organizua tryeza e diskutimit me temë “ Fëmijët në median audiovizive”. Të pranishëm ishin znj Milva Ikonomi, nënkryetare e komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, z.Gentian Sala kryetar i AMA-s,si dhe  përfaqësues nga Zyra Observatore për të drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, UNICEF-it dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

 Në tryezë, u diskutua mbi rolin informues të medias, por edhe për problematika të evidentuara në të, si  identifikimi i fëmijëve  dhe ekspozimi i tyre ndaj rrezikut , e drejta e fëmijëve për pjesëmarrje dhe përfaqësim, etj.

Në fjalën e saj, znj Hysi në emër të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë dhe të grupit të deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”, siguroi mbështetjen e Kuvendit,për adresimin më mirë të të drejtave të fëmijëve, në median audiovizive. 

Më pas, në fjalën e tij, z.Sala tha se, bordi i mediave audiovizive çështjen e mbrojtjes së fëmijëve e ka pasur prioritet dhe mbikëqyrja për këtë temë kaq sensitive ka ardhur duke u rritur, sidomos gjatë dy viteve të fundit, kur çështjet programore kanë zënë fokusin e punës së  Autoritetit të Medias Audovizive. 

Tryeza, vijoi me diskutime dhe sugjerime për median dhe rolin e saj, në sigurimin dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve.