Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi dy projektligje

  • Postuar më, 15/07/2019

Në drejtimin e kryetarit z.Ulsi Manja, komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e komisionit përgjegjës,  mori në shqyrtim  dhe miratoi dy  projektligje . Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë" projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 115/2016 "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë" .Të ftuar  ishin dhe pjesëtar të grupit të punës , znj Fjoralba Caka zv\ministre e Ministrisë së Drejtësisë, z.Ardian Gorani  kryetar i KED, z.Maksim Qoku   zv/kryetar i KLGJ , si dhe  znj. Agnes Bernhard,drejtuese  e misionit EURALIUS. Z Manja, theksoi se këto dy ligje janë pjesë e paketës së ligjeve për reformën në drejtësi dhe janë miratuar ne vitin 2016. “Gjykata Kushtetuese me tre vendime të saj ka shfuqizuar tërësisht kapitullin që ka të bëjë me masat disiplinore si dhe ka ndërhyrë në disa nene në ligjin "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë". Referuar nenit 87 të rregullores së Kuvendit, zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese , merret në shqyrtim nga Këshilli për Legjislacionin. Pasi KL i mori në shqyrtim këto dy projektligje  dhe reflektoi  vendimet e GjK,  sot në komision ne kemi një produkt përfundimtar të tij,për të shqyrtuar” vijoi z Manja.

Për komisionin, të dy projektligjet i relatoi znj Klotilda Bushka, e cila theksoi se është detyrim kushtetues të adresojmë nenet që janë shfuqizuar me vendim të GJK dhe t’I plotësojmë me dispozita të reja në frymën e asaj që ka arsyetuar GjK.

"Ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve" vijo znj Bushka  “synon garantimin  e  një proçesi emërimi dhe promovimi të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të bazuar në kritere transparente, objektive dhe meritokracie, përcaktimin në mënyre të detajuar të proçedurave që sigurojnë përzgjedhjen e kandidatëve për magjistratë dhe konfirmimin e tyre në karrierë, duke u bazuar në kritere objektive e transparente, sanksionimin e qartë dhe të plote të  të drejtave, detyrimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe papajtueshmërinë me ushtrimin e funksionit, rikonceptimin e sistemit te trajnimit vazhdues dhe të vlerësimit periodik të gjyqtareve dhe prokuroreve për efekt karriere, duke zgjeruar e forcuar më tej kriteret objektive për matjen e aftësisë profesionale.”Për projektligjin  "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë" znj Bushka, tha se” ky ligj përcakton parimet dhe rregullat në lidhje me organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe të Shkollës së Magjistraturës, të cilat janë organe të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë . Edhe për këtë ligj ,GJK ka shfuqizuar disa dispozita . Në këtë kuadër  grupi i punës ka punuar  dhe ka bërë rishikimin teknik” 

Pas pyetjeve , diskutimeve dhe  sugjerimeve  , anëtarët miratuan në parim dhe nen për nen  të dy projektligjet.