Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, miratoi nen për nen dhe në tërësi dy projektligje të rëndësishme

  • Postuar më, 15/07/2019

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, në cilësinë e komisionit përgjegjës shqyrtoi projektligjin “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”. Të ftuar për këtë projektligj ishin zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Bardhylka Kospiri dhe përfaqësues të tjerë të ministrisë.

Pas diskutimeve dhe sugjerimeve të ndryshme në nene të veçanta të projektligjit, kryetari i komisionit z. Enver Roshi e hodhi projektligjin në votim ku u miratua nga anëtarët e komisionit nen për nen dhe në tërësi.

Po ashtu, mbledhja e sotme e komisionit, në cilësinë e komisionit përgjegjës shqyrtoi edhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.

Të ftuar për këtë projektligj ishin zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Mira Rakacolli, si edhe përfaqësues të tjerë të ministrisë dhe instancave përkatëse.

Projektligji u shqyrtua në çdo nen nga anëtarët e komisionit, ku pas diskutimeve, komenteve dhe sugjerimeve të ndryshme, komisioni e miratoi nen për nen dhe në tërësi.