Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, shqyrtoi nen për nen projektligjin “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, propozim i një grupi deputetësh.

  • Postuar më, 15/07/2019

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik shqyrtoi projektligjin “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”.

Në mbledhjen e komisionit ishin ftuar akademikët z. Vasil Tole dhe z. Shaban Sinani, përfaqësues nga Akademia e Shkencave, dhe z. Erzen Tola drejtor i përgjithshëm, Drejtoria e Programimit, Standardizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator, në Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit.

Relatori i projektligjit, deputeti Ismet Beqiraj, u shpreh se diskutimi i këtij projektligji nen për nen ka kaluar në të gjitha stadet, duke filluar  nga ngritja e grupit të punës, tërheqja e mendimit të botës akademike, institucioneve të kërkimit shkencor, institucioneve të larta të arsimit, të deputetëve etj.

Mbledhja vazhdoi me diskutimin dhe miratimin nen për nen të projektligjit, gjatë të cilit u diskutuan dhe miratuan disa nga sugjerimet dhe ndryshimet në nene të veçanta të projektligjit. Votimi dhe miratimi në tërësi, u la për mbledhjen e rradhës.

Zëvendëskryetarja e komisionit, znj. Milva Ekonomi,  u shpreh se ne seancën tjetër do të rishikojnë  disa nene të veçanta dhe më pas do bëhet votimi i projektligjit në tërësi.