Nënkomisioni për Diasporën dhe Migracionin, zhvilloi një seancë dëgjimore me Ministrin e Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko
- Postuar më, 16/07/2019
Nënkomisioni
për Diasporën dhe Migracionin, zhvilloi një seancë dëgjimore informuese me
Ministrin e Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko lidhur me veprimtarinë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit te Diasporës, për vitin 2018. E ftuar ishte edhe drejtoresha e Fondit
znj. Soana Jaupllari.
Kryetari
i nënkomisionit z. Adnor Shameti, në fillim të mbledhjes tha se bazuar në nenin
102, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, komisionet dhe nënkomisionet
parlamentare kanë të drejtë të thërrasin në çdo kohë ministrat, për të dhënë
shpjegime për probleme të fushave ku ata janë individualisht përgjegjës, si
edhe për zbatimin e ligjeve, të vendimeve, rezolutave etj.
“Në
këtë kuadër, nënkomisioni për Diasporën dhe Migracionin ka thirrur në seancë dëgjimore
Fondin Shqiptar të Zhvillimit të Diasporës”,- theksoi z. Shameti.
Gjatë
fjalës së tij, ministri Majko u shpreh
se Fondi është i detyruar të paraqesë raportin vjetor në komision duke qenë së është
një institucion publik dhe jo administrativ i cili merret me mbulimin dhe
koordinimin e projekteve për Diasporën.
“Pas
miratimit të ligjit në parlament, janë kaluar të gjitha aktet nënligjore, është
miratuar struktura dhe Këshilli i Ministrave ka miratuar projektin e parë, i
cili i dha jetë edhe fillimit të punës së personelit fillestar të Fondit të
Zhvillimit të Diasporës. Në raportin e depozituar keni informacion jo vetëm për
aktet për miratimin e strukturës por edhe për veprimtarinë financiarë të
detajuar lidhur me buxhetin që është shpenzuar gjatë vitit 2018.”,- tha ndër të
tjera z. Majko.
Drejtoresha
e Fondit znj. Soana Jaupllari paraqiti një pamje të përgjithshme të raportit
vjetor, ku tha se sa i përket analizës financiare është e bazuar në sistemin
raportues të pasqyrimit të të ardhurave dhe shpenzimeve dhe ka qenë konform kërkesave
të ligjit për menaxhimin financiar dhe kontrollin. Gjithashtu znj. Jaupllarri
tha se gjatë 2018 institucioni është angazhuar për të qenë pjesa e disa marrëveshjeve
dhe memorandumeve të mirëkuptimit, ku një pjesë e të cilave është ende në
proces negocimi midis palëve.
Pas
paraqitjes së raportit vjetor të Fondit TË Zhvillimit të Diasporës për vitin
2018, anëtarët e komisionit vazhduan duke iu drejtuar pyetje të ftuarve dhe dhanë
komentet e sugjerimet e tyre.