Komisioni për Çështjen Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut zhvillon mbledhjen e fundit të këtij sesioni parlamentar, miraton tre projektligje

  • Postuar më, 16/07/2019

16 korrik 2019

 

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në drejtimin e kryetarit, z. Ulsi Manja, zhvilloi mbledhjen e fundit të këtij sesioni parlamentar. Në këtë mbledhje u miratuan tre projektligje: “Për mbrojtjen civile”, “Për nismën ligjvënëse të shtetasve në Republikën e Shqipërisë” dhe “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10,242 DATë 25.02.2010 “për institutin e studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri”. Të pranishëm në komision për projektligjin e parë ishin zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes. Për projektligjin “Për nismën ligjvënëse të shtetasve në Republikën e Shqipërisë” e pranishme ishte znj. Dëshira Pasko, drejtore drejtorie në KQZ dhe përfaqësues nga shoqëria civile, ndërsa për projektligjin e fundit të pranishëm ishin përfaqësues nga ISKK dhe AIDSSH. Tre projektligjet e miratuara nga komisioni do të shqyrtohen në seancën e ardhshme plenare.