Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi një projektligj

  • Postuar më, 16/07/2019

Komisioni për Sigurinë Kombëtare, në drejtimin e kryetares znj.Ermonela Felaj, zhvilloi mbledhjen e fundit të këtij sesioni parlamentar.Komisioni mori në shqyrtim nen për nen,projektligjin “Për mbrojtjen civile”.Të pranishëm në komision ishin, z.Haki Çako,drejtor i Emergjencave Civile, i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë. të këtij shërbimi.Pas pyetjeve diskutimeve dhe sugjerimeve për nene të ndryshme anëtarët miratuan nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për mbrojtjen civile”. Projektligji i miratuar , do të shqyrtohet në seancën e ardhshme plenare.