Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit Fatos Baxhaku

  • Postuar më, 16/08/2019


16 gusht 2019


Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka nisur sot një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit të shquar Fatos Baxhaku.


Mesazhi i plotë ngushëllues i Kryetarit të Kuvendit: 


“Me dëshpërim të thellë mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit të shquar Fatos Baxhaku.


Fatosi ishte bashkëthemelues dhe as i shtypit të lirë dhe drejtoi me kompetencë dhe ndershmëri profesionale disa prej organeve më të lexuara të shtypit shqiptar.


Fatos Baxhaku ishte reporteri, studjuesi dhe pedagogu me talent të rrallë, që mësoi dhe edukoi shumë breza gazetarësh.


Fatos Baxhaku ishte një kronikan madhështor i bukurisë së shpirtit të thjeshtë njerëzor.


Pasi lexojmë librat, shkrimet, reportazhet dhe studimet e Fatosit, i duam më shumë të vërtetën, të drejtën  dhe njerëzit.”– shkruan në mesazhin e tij ngushëllues Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.