Atdheu dhe Toleranca, kuitesenca e institutit shpirtëror të bektashinjve: Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, përshëndet pelegrinët në Malin e Tomorrit

  • Postuar më, 23/08/2019

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, përshëndet besimtarët bektashinj në ditët e pelegrinazhit të tyre në Malin e Tomorrit.

“U dërgoj përshëndetjet e mia më të ngrohta qindra-mijra besimtarëve bektashinj që janë ngjitur këto ditë në Teqenë e Kulmakut, në Malin e Shenjtë të Tomorrit.

Një përshëndetje të veçantë kam për pelegrinët bektashinj  nga Diaspora, për sakrificën e tyre sipërore për tiu bashkuar kësaj ceremonie të shenjtë.

Mali i  Tomorrit është monarku shpirtëror që ka bashkuar, bashkon e do të bashkojë shqiptarët, në dashurinë dhe mundimet e tyre për njeri-tjetrin dhe Shqipërinë.

Ceremonia në Teqenë e Kulmakut nuk është thjesht një demostrim besimi e vuajtjesh, por një festival sakrificash e besimi për një botë, njerëz e jetë më të mirë, për ta bërë Shqipërine një vend më të mirë  e të bekuar për të gjithë shqiptarët.

Këto ditë na rikujtojnë se Atdheu dhe Toleranca janë  kryevlerat e legacisë dhe institutit shpirtëror të bektashinjve. Le të mësojmë dhe të vetedukohemi të gjithë nga kjo pasuri fetare, njerëzore e kombëtare.”, shkruan në mesazhin e tij drejtuar 

pelegrinëve në Malin e Tomorrit Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.Atdheu dhe Toleranca, kuitesenca e  institutit shpirtëror të bektashinjve: Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, përshëndet pelegrinët në Malin e Tomorrit 

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, përshëndet besimtarët bektashinj në ditët e pelegrinazhit të tyre në Malin e Tomorrit.

“U dërgoj përshëndetjet e mia më të ngrohta qindra-mijra besimtarëve bektashinj që janë ngjitur këto ditë në Teqenë e Kulmakut, në Malin e Shenjtë të Tomorrit.

Një përshëndetje të veçantë kam për pelegrinët bektashinj  nga Diaspora, për sakrificën e tyre sipërore për tiu bashkuar kësaj ceremonie të shenjtë.

Mali i  Tomorrit është monarku shpirtëror që ka bashkuar, bashkon e do të bashkojë shqiptarët, në dashurinë dhe mundimet e tyre për njeri-tjetrin dhe Shqipërinë.

Ceremonia në Teqenë e Kulmakut nuk është thjesht një demostrim besimi e vuajtjesh, por një festival sakrificash e besimi për një botë, njerëz e jetë më të mirë, për ta bërë Shqipërine një vend më të mirë  e të bekuar për të gjithë shqiptarët.

Këto ditë na rikujtojnë se Atdheu dhe Toleranca janë  kryevlerat e legacisë dhe institutit shpirtëror të bektashinjve. Le të mësojmë dhe të vetedukohemi të gjithë nga kjo pasuri fetare, njerëzore e kombëtare.”, shkruan në mesazhin e tij drejtuar pelegrinëve në Malin e Tomorrit Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.