Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në festën e 15-vjetorit të themelimit të LSI

  • Postuar më, 07/09/2019

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ftuar nga Kryetarja e LSI-së, znj. Monika Kryemadhi, mori pjesë në mbrëmjen e sotme në festën e 15-vjetorit të themelimit të kësaj partie, e cila u zhvillua në Hotel "Rogner".


Në ceremoni merrnin pjesë drejtues dhe anëtarë të LSI dhe të partive të tjera politike të opozitës, përfaqësues të trupit diplomatik si edhe përfaqësues të jetës kulturore, sipërmarrjes, shoqërisë civile dhe medias.