Takim me z. Luigj Shkreli Kryetar i Komisionit per Çeshtjet Administrative te Parlamentit te Malit te Zi

  • Postuar më, 10/09/2019

Sot, me 10 shtator 2019, Kryetarja e Komisionit per Politiken e Jashme, znj. Mimi Kodheli shoqëruar nga z. Xhemal Qefalia, anetar i ketij Komisioni si dhe i Komisionit per Çeshtjet e Sigurise, priti ne Seline e Kuvendit te Shqiperise, z. Luigj Shkreli Kryetar i Komisionit per Çeshtjet Administrative te Parlamentit te Malit te Zi shoqeruar nga Ambasadori i Jashtezakoneshem dhe Fuqiplote ne Shqiperi z. Dušan Mrdovic.   

Zonja Kodheli shprehu kenaqesine per realizimin e kesaj vizite vllazerore e zyrtare te kolegut Shkreli ne Shqiperi. Dy vendet tona qe jetojne prej shekujsh prane njeri tjetrit kane ndare e duhet te ndajne bashke me te miren e tyre. Ne sot jemi te gezuar qe e shohim Malin e Zi te anetaresuar ne NATO çka e ben rajonin tone edhe me te sigurte. Marredheniet midis dy vendeve tona jane te shkelqyera - tha ajo, megjithate institucionet tona duhet te bashkepunojne akoma me ngushte per rritjen dhe forcimin e ekonomise dhe begatise se popujve tane. Nen kete kuader edhe rajonet e banuara nga popullsia shqiptare ne Mal te zi, e cila perben nje element harmonie dhe sigurie, duhet te perfshihen gjithmone e me shume ne proceset dhe rrugen e zhvillimit ekonomik e social. 

Zoti Shkreli, pasi falenderoi zonjen Kodheli per mikpritjen, tha se ndihej jashtezakonisht i lumtur qe ndodhej ne Shqiperi ne kuadrin e kesaj vizite. Ai i percolli Kryetares se Komisionit te Jashtem ndjenjat e respektit te thelle dhe pershendetjet me te perzemerta te perfaqesuesve te larte te shtetit malazez si dhe vleresimin per kontributin e saj personal ne zhvillimin e marredhenieve midis dy vendeve. Fqinjesia e mire dhe marredheniet Shqiperi – Mal i Zi jane shembullore ne te gjithe lemite dhe te dallueshme qe ne pikat kufitare mes tyre, u shpreh Kryetar i Komisionit per Çeshtjet Administrative Shkreli. Nderkohe Mali i Zi mbetet gjithmone mirenjohes ndaj Shqiperise per mbeshtetjen e saj te pakursyer ne procesin e anetaresimit te Malit te Zi ne NATO dhe do te perpiqet t’ia shprebleje a saj kete te mire – tha ai.