Kryetarja e Komisionit per Sigurinë Kombëtare znj. Ermonela Valikaj (Felaj) pret z.Luigj Shkreli Kryetar i Komisionit per Çeshtjet Administrative te Parlamentit te Malit te Zi

  • Postuar më, 10/09/2019

Sot, me 10 shtator 2019, Kryetarja e Komisionit per Sigurinë Kombëtare znj. Ermonela Valikaj (Felaj), shoqëruar nga znj.Antoneta Dhima dhe z.Arlind Çarçani, anetare të ketij Komisioni priti në Selinë e Kuvendit te Shqiperise, z. Luigj Shkreli Kryetar i Komisionit per Çeshtjet Administrative te Parlamentit te Malit te Zi shoqeruar nga Ambasadori i Jashtezakoneshem dhe Fuqiplote ne Shqiperi z. Dušan Mrdovic.  
Zonja Valikaj (Felaj) shprehu kenaqesine per realizimin e kesaj vizite zyrtare te kolegut Shkreli ne Shqiperi.
Ajo theksoi se dy vendet tona qe jetojne prej shekujsh prane njeri tjetrit kane ndare e duhet te ndajne bashke me te miren e tyre. Ne sot jemi te gezuar qe e shohim Malin e Zi te anetaresuar ne NATO çka e ben rajonin tone edhe me te sigurte. Marredheniet midis dy vendeve tona jane te shkelqyera tha ajo megjithate institucionet tona duhet te bashkepunojne akoma me ngushte per rritjen dhe forcimin e ekonomise se vendeve tona. Nen kete kuader edhe rajonet e banuara nga popullsia shqiptare ne Mal te zi, e cila perben nje elemnt harmonie dhe sigurie, duhet te perfshihen gjithmone e me shume ne proceset dhe rrugen e zhvillimit ekonomik e social.
Zoti Shkreli, pasi falenderoi zonjen Valikaj (Felaj) per mikpritjen, tha se ndihej jashtezakonisht i lumtur qe ndodhej ne Shqiperi ne kuadrin e kesaj vizite. Ai u shpreh se marredheniet Shqiperi – Mal i Zi jane te nje niveli te larte, te fqinjesise se mire, te hapura dhe te dallueshme qe ne pikat kufitare mes tyre.
Nderkohe Mali i Zi mbetet gjithmone mirenjohes ndaj Shqiperise per mbeshtetjen e saj te pakursyer ne procesin e anetaresimit te Malit te Zi ne NATO dhe do te perpiqet t’ia shperbleje asaj kete te mire – tha ai.