Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik rrëzon dekretin e Presidentit te Republikes nr. 11256, datë 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 53/2019 “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”

  • Postuar më, 11/09/2019

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik shqyrtoi dekretin e Presidentit të Republikes nr. 11256, datë 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 53/2019 “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”.

Të ftuar në mbledhjen e komisionit ishin Znj. Krisilda Fana, drejtore e Drejtorisë Juridike dhe Sigurisë në Presidencë, Z. Vasil Tole, akademik dhe Z. Erzen Tola, drejtor i Përgjithshëm, Drejtoria e Programimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator në MASR. 

Relatori i projektligjit, Z. Ismet Beqiraj u shpreh se ky projetkligj synon të sjellë shkencën në politikë dhe jo politikën në shkencë.

Pas pyetjeve të drejtuar ekspertëve dhe diskutimeve, anëtarët e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik me 11 vota pro dhe 1 kundër rrëzuan dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11256, datë 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 53/2019 “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”.