Kuvendi i Shqipërisë, homazhe në varrin e liderit të dhjetorit Azem Hajdari

  • Postuar më, 12/09/2019

Kuvendi i Shqipërisë, homazhe në varrin e liderit të dhjetorit Azem Hajdari

Me rastin e 21 vjetorit të ndarjes nga jeta të liderit të dhjetorit, ish deputetit Azem Hajdari, nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, Kuvendi i Shqipërisë organizoi homazhe në varrin e ish deputetit Azem Hajdari në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Zëvëndëskryetarja e Kuvendit, znj. Vasilika Hysi, vendosi një kurorë në emër të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi. Kurora u vendosën gjithashtu nga Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, vajza e ish deputetit Hajdari, znj. Rudina Hajdari përfaqë sues të të gjitha grupeve parlamentare dhe deputetë të pavarur të Kuvendit.