Kuvendi prezanton Platformen Ndërinstitucionale Online

  • Postuar më, 12/09/2019

Kuvendi prezanton Platformen Ndërinstitucionale Online


Kuvendi i Shqipërisë në datën 10.09.2019, zhvilloi takimin e parë prezantues në ambientet  e Kryesisë të Kuvendit së Platformës Ndërinstitucionale Online.

Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues të Ministrisë për Marrëdhëniet me Parlamentin, Kontrollit të Lartë të Shtetit, Avokatit të Popullit, Autoritetit të Konkurencës, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.   

Platforma Ndërinstitucionale Online, vjen në frymën e rritjes së kontrollit parlamentar nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, duke nxitur një sistem transparent dhe nje vlerësim më efikas mbi ecurinë e zbatimit të rekomandimeve të institucioneve të pavarura nga ekzekutivi dhe agjencitë e varësisë.

Platforma online do të jetë e përditësuar në mënyrë periodike si me rekomandimet e institucioneve të pavarura ashtu edhe me informacionet nga institucionet qeveritare (të cilët do kenë rol “kontribuesi” në këtë platformë) e cila jo vetëm do të ndiqet dhe vlerësohet në vazhdimësi nga Kuvendi nëpërmjet Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të Pavarura, por do të jetë e aksesueshme edhe për publikun.

Takime të tjera intensive janë planifikuar në vijim, deri në funksionimin me kapacitet të plotë të kësaj platforme.