Kuvendi mblidhet në seancë plenare

  • Postuar më, 12/09/2019

Në drejtimin e Kryetarit z.Gramoz Ruçi, Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare.Seanca miratoi disa projektligje si dhe mori në shqyrtim dekretet e Presidentit

Për projektligjin "Pe¨r ratifikimin e marre¨veshjes, pe¨r mbrojtjen shoqe¨rore, nde¨rmjet Republike¨s se¨ Shqipe¨rise¨ dhe Kanadase¨" ,në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste,deputetja Klodiana Spahiu, përgëzoi qeverinë shqiptare dhe punonjësit e ISSh-së për konkretizimin e kësaj marrëveshjeje, frut i një pune pedëvjeçare. Marrëveshja, sipas saj, do të lehtësojë jetët e emigrantëve shqiptarë duke garantuar trajtim të barabartë mes shtetasve shqiptarë dhe vendasve në Kanada, duke ruajtur të drejtat e arritura, duke eksportuar përfitimet dhe duke siguruar bashkëpunimin administrativ mes dy vendeve. Edhe deputeti Enver Roshi, në emër të grupit parlamentar "Të pavarur" e përshëndeti marrëveshjen. Sipas tij kjo frymë duhet përçuar edhe për marrëveshje me të tjera shtete evropiane. Z. Roshi përshëndeti këtë projektligj që bën përfitues 70 mijë qytetarë. Në përfundim të diskutimeve, projektligji u miratua me 101 vota pro asnjë kundër dhe 2 abstenim

 Lidhur me projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Katarit, për transportin detar", në emër të grupit parlamentar të PS, z. Besnik Baraj u shpreh se kjo marrëveshje bilaterale me vendin me kapitalet më të mëdha nga pikëpamja humane, forcon dhe zhvillon lundrimin dhe transportib detar ndërmjet dy vendeve në drejtim të tregtisë dhe ekonomisë. Marrëveshja theksoi z.Baraj  përbën një hap me rëndësi në drejtim të shtimit dhe forcimit të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomisë.

 Në përfundim të diskutimeve marrëveshja u miratua me 98 vota pro 1 kundër dhe 3 abstenim

Më pas, séanca kaloi në diskutimet për  projektligjin "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për Përpunimin e Farmakopesë Evropiane, Strasburg 22.VII.1964, tekst i ndryshuar në përputhje me dispozitat e protokollit të konventës (EST Nr.134)". Deputetja e Partisë Socialiste, znj. Edlira Bode, u shpreh se garanton standarde me të larta në drejtim të cilësisë dhe të kontrollit të barnave. Ky projektligj, u shpreh deputetja Bode, përmes unifikimit të standardeve me Farmakopenë Evropiane, shton sigurinë e prodhimeve farmaceutike përpara qarkullimit të tyre në treg. Ligji, sipas deputetes së PS-së, garanton metodologji të unifikuar evropiane për kontrollin e cilësisë së barnave, çka përmirëson prodhimin vendas e certifikon ndërkombëtarisht atë dhe e ndihmon në drejtim të importit. Znj. Bode, në drejtim të hapave drejt unifikimit të kësaj metodologjie, përshëndeti ngritjen e dy laboratorëve nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Produkteve Medicinale: laboratorin fiziko-kimik dhe laboratorin mikrobiologjik. Në përfundim të diskutimeve, sranca e miratoi këtë projektligj me 100 vota pro ,asnjë kundër dhe 2 abstenim

Në vijim të punimeve seaca mori në shqyrtim një sërë dekretesh të Presidentit  

Dekreti i Presidentit te¨ Republike¨s nr. 11225, date¨ 15.07.2019 “Pe¨r kthimin e ligjit nr. 36/2019 “Pe¨r nje¨ ndryshim ne¨ ligjin nr. 9900, date¨ 10.04.2008 “Pe¨r rezervat materiale te¨ shtetit” , i cili u rrëzua me  19  vota   pro 78 kundër dhe 4 abstenim

Dekreti i Presidentit te¨ Republike¨s nr. 11226, date¨ 15.07.2019 “Pe¨r kthimin e ligjit nr. 37/2019 “Pe¨r disa shtesa ne¨ aktin normativ, me fuqine¨ e ligjit, nr. 4, date¨ 9.7.2008, te¨ Ke¨shillit te¨ Ministrave, “Pe¨r privatizimin dhe dhe¨nien ne¨ pe¨rdorim shoqe¨rive tregtare dhe institucioneve shtete¨rore te¨ nde¨rmarrjeve apo objekteve te¨ vec¸anta, mjeteve kryesore dhe mjeteve te¨ xhiros se¨ ke¨tyre nde¨rmarrjeve”, miratuar me ligjin

nr. 9967, date¨ 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/2015” Pas votimit, ky dekret u rrëzua me  23  vota pro 76  kundër dhe  3  abstenim.

Pas votimit me 22 vota pro 76 kundër dhe 3 abstenim Dekreti i Presidentit te¨ Republike¨s nr. 11227, date¨ 15.07.2019 “Pe¨r kthimin e ligjit nr. 38/2019 “Pe¨r disa shtesa dhe ndryshime ne¨ ligjin nr. 139/2015 “Pe¨r vete¨qeverisjen vendore”, u rrëzua nga deputetët e pranishëm

Dekreti i Presidentit te¨ Republike¨s nr. 11235, date¨ 23.07.2019 “Pe¨r kthimin e ligjit nr. 42/2019 “Pe¨r disa shtesa dhe ndryshime ne¨ ligjin nr. 107/2014 “Pe¨r planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, te¨ ndryshuar” u rrëzua me 23 vota pro 6 kundër dhe 3 abstenim.

Dekreti i Presidentit te¨ Republike¨s nr. 11251, date¨ 05.08.2019 “Pe¨r kthimin e ligjit nr. 50/2019 “Pe¨r disa ndryshime dhe shtesa ne¨ ligjin nr. 125/2013, “Pe¨r koncesionet dhe partneritetin publik privat”, te¨ ndryshuar” u rrëzua me 22 vota pro 76 kundër dhe 4 abstenim

Dekreti i Presidentit te¨ Republike¨s nr. 11254, date¨ 08.08.2019, “Pe¨r kthimin e ligjit nr. 51/2019 “Pe¨r miratimin e kontrate¨s se¨ koncesionit/PPP nde¨rmjet Ministrise¨ se¨ Infrastrukture¨s dhe Energjise¨, si autoriteti kontraktor, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqe¨rise¨ koncesionare “Rruga Orikum - Llogara”, sh.p.k., pe¨r projektimin, nde¨rtimin dhe mire¨mbajtjen e rruge¨s “Porti i jahteve - By-Pass Orikum - Dukat (ura e She¨n Elize¨s)”u rrëzua me 22 vota pro 74 kundër dhe 4 abstenim

Dekreti i Presidentit te¨ Republike¨s nr. 11255, date¨ 08.08.2019, “Pe¨r kthimin e ligjit nr. 52/2019 “Pe¨r miratimin e kontrate¨s se¨ koncesionit/PPP nde¨rmjet Ministrise¨ se¨ Infrastrukture¨s dhe Energjise¨, si autoriteti kontraktor, shoqe¨rise¨ “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqe¨rise¨ “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqe¨ria koncesionare, pe¨r projektimin, nde¨rtimin dhe mire¨mbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren”u rrëzua me 23 vota pro 76 kundër dhe 3 abstenim

Dekreti i Presidentit te¨ Republike¨s nr. 11229, date¨ 17.7.2019 “Pe¨r propozimin e kryetarit te¨ Kontrollit te¨ Larte¨ te¨ Shtetit” u rrëzua me 15 vota pro 77 kundër dhe 11 abstenim

Seanca i mbylli punimet rreth ores 15.30