Mblidhet nënkomisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Vetting-un e Policisë

  • Postuar më, 13/09/2019

Në drejtimin e kryetares znj.Ermonela Fealaj , u mblodh sot nënkomisioni për mbikëqyrjen e Vetting-ut në Polici për raportimin mbi vijueshmërinë e procesit të vlerësimit kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pas ndryshimeve të fundit në ligjin nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”

Për të raportuar për proçesin e vlerësimit të figurës së punonjësit të policisë, e ftuar ishte znj. Ana Kapaj, kryetare e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.

Znj. Felaj, në fjalën e saj bëri një historik të punës për ngritjen e komisionit në fjalë dhe u shpreh se tashmë prej shkurtit 2019 ai ka filluar punën për shqyrtimin e dosjeve.

Më pas, znj. Kapaj, foli për ecurinë e punës së Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit të figurës së punonjësit të policisë,hapat që janë ndjekur gjatë këtij proçesi si  dhe problematikat e hasura.

Nënkomisioni, vijoi me pyetje dhe diskutime nga anëtarët e tij.