Takim i Kryetares së Komisionit për Integrimin Europian me Ambasadorin Gjerman Z.Peter Zingraf

  • Postuar më, 13/09/2019

Sot, Kryetarja e Komisionit për Integrimin Europian, e njëkohësisht Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Zj. Rudina Hajdari zhvilloi një takim me Ambasadorin Gjerman, z. Peter Zingraf, ku bisedoi për Reformën Zgjedhore, çeljen e negociatave me BE-në, Reformën në Drejtësi dhe situatën politike në vend. Zj. Hajdari shprehu vlerësim për bashkëpunimin e ngushtë midis të dyja vendeve, si vende mike dhe partnere strategjike.

Ambasadori Z.Peter Zingraf shprehu mbështetjen e tij të plotë për Reformën Zgjedhore në Shqipëri.