Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi në parim një projektligj
- Postuar më, 16/09/2019
Në drejtimin e kryetarit z. Arben Ahmetaj komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi në parim projektligjin “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”, iniciuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
I ftuar për të prezantuar këtë projektligj në
komison ishte z. Elton Harxhi, zëvendësministër në ministrinë e Ekonomisë dhe
Financave. Z. Harxhi në fjalën e tij u ndal në disa aspekte që adreson ky ligj.
Një prej aspekteve të rëndësishme të këtij ligji ku z.Harxhi vuri theksin, është
pavarësia, e cila nënkupton faktin që Koorporata e Investimeve Shqiptare
do të jetë një subjekt i ligjit për shoqëritë tregëtare, me një strukturë
qeverisje që siguron distancën nga administrate publike dhe nga kompanitë e
tjera me kapital publik.
Relatore për projektligjin, ishte znj. Reme Lala e cila u ndal
te qellimi dhe objektivat e tij . Znj Lala u shpreh se “objekti i
veprimtarisë së Korporatës së Investimeve Shqiptare, do të jetë përmirësimi i
menaxhimit të pronës publike, krijimi i pronave të reja, vënia në përdorim më
efiçent të pronave, përgatitja dhe
zbatimi i projekteve të investimit dhe mobilizimi i kapitalit shtetëror ose
privat me qëllim kryerjen e investimeve në funksion të zhvillimit ekonomik të
vendit”
Pas pyetjeve dhe diskutimeve anëtarët e komisionit
e miratuan në parim projektligjin në fjalë.